Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një burrë me COVID-19 është larguar nga
spitali, dhe më pas është gjetur i vdekur qindra metra më tutje.
Burri 47 vjeçar u
gjet i pajetë në një fushë afër spitalit shtetëror të Katerinit.
Familja tregoi se kishte më shumë se dy javë që po e kërkonte. I ndjeri, më 13 nëntor përfundoi në spital me simptoma koronavirusi.
Pas ekzaminimeve të kryera, u konfirmua se ai ishte infektuar me
Covid-19.
Kjo u përjetua keq nga 47 vjeçari. Dy ditë më pas ai del nga
spitali dhe zhduket.
Jani Kemenezi është kushëri i 47 vjeçarit. Ai tregon se e dinin të shtruar në spital dhe kur shkuan për ta parë, i thanë se ishte larguar pa komunikuar me mjekët. Për më tepër,
spitali as që e njoftoi familjen për zhdukjen e pacientit.
"E kërkuam për dy javë. Dhe dje në mëngjes na njoftuan se u
gjet i vdekur disa qindra metra larg spitalit. Askush nuk u mor me faktin se ai kishte ikur nga
spitali. Vërtet ai nuk është burg, por shteti ka institucione që duhet të viheshin në lëvizje.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 20:42