Plagosi me thikë dy persona jashtë një klubi nate në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili në prill të këtij viti goditi me thikë dy persona jashtë një klubi nate në Vogogna të Italisë.

Arrestimi i shqiptari është bërë sot në të gdhirë, nga karabinierët e Njësisë Hetimore Verbania, në shtëpinë e tij.

Kujtojmë se sherri, sipas dëshmive të mbledhura dhe nga sa u konstatua nga karabinierët, kishte ndodhur natën e 24 prillit për arsye të kota. 40-vjeçari akuzohet për lëndime të rënda të përhershme dhe për mbajtje të armëve të forta./albeu.com


Shtuar 25.10.2022 14:04