Një arsye e fortë për të ngrënë mëngjes: Është e shëndetshme për zemrën tuaj
Pëlqej
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ristarton metabolizmin tuaj, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, iu mbush me energji deri në vaktin tjetër dhe iu ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj trupore.

Hulumtimet e publikuara në ‘Journal of the American College of Cardiology’ e kanë ndërlidhur shmangien e mëngjesit me një rrezik më të lartë të arterosklerozës – ku pllakat ndërtohen në arterie dhe i forcojnë e ngushtojnë ato, e që kjo direkt mund të shpijë në sëmundje kardiovaskulare.

Në këtë përfundim shkencëtarët kanë ardhur pasi i kanë studiuar më shumë se 4000 meshkuj dhe gra spanjolle, të cilët i kishin pyetur për dietat e tyre ditore dhe i kishin ndarë ata në tri kategori.

Grupi i parë dhe më i vogli, ata që nuk hanë mëngjes, kishin konsumuar më pak se 5 përqindëshin e kalorive totale në mëngjes – pra kishin konsumuarmëngjes vetëm kafe, lëng apo ndonjë pije alkoolike.

Grupi i dytë dhe më i madhi, konsumuesit e një mëngjesi me pak kalori, kishin konsumuar mes 5 dhe 20 për qind të kalorive totale të tyre në mëngjes – duke konsumuar gjëra si kafja, lëngu, duke ngrënë ndonjë tost, pemë, etj.

Grupi i tretë, konsumuesit e një mëngjesi me shumë kalori, kishin konsumuar 20 për qind apo më shumë të kalorive të tyre totale në mëngjes – duke shijuar ushqime si domatja, proshuta, etj. shkruan Telegraf.

Arteroskleroza kishte qenë më e zakonshme te personat e grupit të parë, por gjithashtu edhe te grupi i dytë – pra tek ata të cilët kishin konsumuarmëngjes ushqime me pak kalori.
/albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori