Rrëfimi i Jonida Shehut emocionon Dalina Buzin, ndërpritet emisioni

Gazatarja dhe moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Jonida Shehu, është rikthyer të flasë për nënën e saj, teksa po bëhet thuajse një vit që ajo nuk jeton dhe për Jonidën mëngesa e saj është njëlloj e vështirë.

Padyshim që javët ishin më të vështira, ndërsa tani ndoshta është pak më e zbehtë, por mbetet aty dhe kur ngacmohet duket sikur hapët nga e para.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emicionin “Goca dhe gra”, rrëfimi i Jonidës i preku  vajzat  në studio aq shumë sa Dalina s’muundi të vazhdonte më edhe ndërpreu emisionin.

“Nuk e lidh mungesën me periudha, për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja shumë e madhe ka qenë muajin e parë, kur kthehesha nga puna, pas lajmeve. Ishte rituali që futeshe në makinë dhe bëje telefonatën e parë, pasi kishe hequr sikletet e punës, të pyesje si e kishte kaluar ajo pasditen. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Pastaj fillova t’i shkruaja në ËhatsApp, duke e ditur që nuk do më kthente përgjigje…”, rrëfeu Jonida duke shtuar se tani e ka mbyllur atë cikël për të nisur një tjetër.

“Tani jam vetëm tek mendimet. Mendoj që më flet në çdo veprim, unë mendoj që i kthej një përgjigje, nëse më orienton për gjërat që ‘nuk është e mirë kjo’, ‘ç’e ke këtë fustan që ke veshur, e kishe më mirë atë më përpara’. Unë që i kthej përgjigje ‘o ma, po nuk të pyeti njeri për këtë gjë’, domethënë është një komunikim i heshtur ditë pas dite. Dhe pak muaj bëhet një vit dhe ka 365 që ti komunikon me një njeri që nuk është aty, po komunikon normalisht, të flet, i flet, e mendon, i kthen përgjigje…”. /albeu.com