Nje 7-vjecar mbledh 100 mije funte per Haitin
Albeu.com
Charlie Simpson, 7-vjeçari nga Fulhami, i ka ngarë biçikletës me synim të motivojë njerëzit të japin ndihmë për viktimat e tërmetit të Haitit dhe arriti të mbledhë sasi të konsiderueshme të parave, njofton BBC.
Plani primar i këtij djaloshi ishte që me ngasjen e tij të mbledhë 500 funte. Ngau biçikletën rreth parkut në afërsi të shtëpisë, në pjesën që është e gjatë 8 km. Porosia e lënë në Internet para udhëtimit të tij, preki zemrat e njerëzve në gjithë botën, kështu që arriti të mbledhë një shumë më të madhe të parave se ajo e planifikuar.

“Dëshiroj të marrë pjesë në sponsorizimin e ngasjes së biçikletës për Haiti, pasi atje ndodhi një tërmet i madh dhe shumë njerëz kanë humbur jetën. Dëshiroj të mbledh pak para për ushqim, ujë dhe tenda për të gjithë në Haiti”, tha Charlie në porosinë e tij.

Përveç parave, Charlie mori edhe një falënderim nga shumë donatorë në gjithë botën, të cilët përshëndetën vendimin e tij dhe thanë se i ka inspiruar të bëjnë vepra të mira.

David Bul, drejtori ekzekutiv i Unicef-it, me këtë rast njoftoi se udhëtimi i Charliet në fillim është dukur diçka e vogël, por që me kalimin e kohës është rritur në diçka të madhe.

“Në emër të shumë fëmijëve të Haitit, dëshiroj të falënderoj Charlie për përpjekjen e tij”, shtoi Bul.
Shtuar më 26/01/2010, ora 17:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori