1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Një 29-vjeçar kapet me tritol në çantë
Një i ri në Durrës është kapur me tritol në çantë, ndërsa ende nuk dihet nëse lëndën eksplozive që po transportonte do të kryente ndonjë akt kriminal, apo do ta shiste.

Policia e Durrësit tashmë ka sekuestruar 7 kallëpe eksplozivi dhe ka arrestuar një 29-vjeçar, si posedues të lëndës plasëse. I arrestuari është Alvaro Kola, të cilit iu gjetën në çantë 7 kallëpet e eksplozivit me peshë 1.4 kg, 9 kapsolla detonatore elektrike dhe 47 fishekë luftarakë model 56.

Lidhur me këtë rast, policia ka nisur hetimet, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. 29 vjeçari akuzohet për "prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake". /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2016, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori