Një 17-vjeçare në Vaun e Dejës i jep fund jetës në mënyrë tragjike
Mbrëmjen sotme një 17 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fotoksinë.

Sipas informacioneve, bëhet ditur për “Faxweb” se ngjarja e rënë është regjistruar në qytetin e Vaut të Dejës, ku shtetasja me inicialet M. GJ. Ka konsumuar ka konsumuar lëndë toksike pasditen e sotme dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ndërhyrja e shpejtë e familjarëve nuk e ka ndalur ngjarjen tragjike.

Trupi i saj ndodhet në Morgun e Spitalit të Shkodrës, ndërsa Policia po heton mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren drejt aktit tragjik.

Forcat blu janë duke u marrë në pyetje familjarët e viktimës për të mësuar edhe arsyen e këtij akti ekstrem.
Shtuar më 22/01/2021, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori