Një zyrtar serb akuzon Uashingtonin se po pengon negociatat për statusin e Kosovës
Albeu.com
Një ndihmës i Kryeministrit të Serbisë, Vojislav Kostunica ka akuzuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara për pengimin e negociatave midis serbëve dhe shqiptarëve, për statusin e ardhshëm të Kosovës.Srdxhan Gjuriç, këshilltari i Kryeministrit serb për shtypin, kritikoi dje Zëvendës Zëdhënësin e Departamentit amerikan të Shteti, Tom Kejsi, rreth asaj që zoti Gjururiç e quajti mbështetje “për separatistët shqiptarë” në përpjekjen e tyre për të shpalluar pavarësinë në fund të këtij viti. Ai i quajti deklarata të tilla kërcënime të hapura nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kejsi ripërsëriti të premten pozicionin e Shteteve të Bashkuara, se në qoftë se raundi i tanishëm i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit përfundon pa ndonjë marrëveshje, Kosovës duhet t’i jepet pavarësia, me mbikqyrje ndërkombëtare.

Delegacionet serbe dhe shqiptare do të takohen sot në Bruksel për bisedime direkte për statusin e Kosovës. Beogradi ofron një autonomi të gjerë për Kosovën. Por udhëheqësit shqiptarë të Kosovës këmbëngulin për pavarësi të plotë nga Serbia.
Shtuar më 14/10/2007, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori