Një polic i vrarë dhe dy të plagosur në kufirin Maqedoni - Kosovë
Albeu.com
Një polic ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur ditën e djeshme, gjatë një sulmi nga persona të panjohur në afërsi të vendit të quajtur Kodra e Furrës, në veri të Shkupit, në kufirin me Kosovën.Sulmi ndodhi pranë fshatit Tanushë, ku gjatë vitit 2001, pati përleshje mes forcave shqiptare të armatosura shqiptare, që kërkonin më tepër të drejta për komunitetin e tyre, dhe forcave qeveritare maqedonase.

Policia maqedonase bën të ditur se grupi i panjohur kishte qëlluar me armë zjarri ndaj automjetetit, me të cilin policët kryenin patrullën e zakonshme.
Shtuar më 25/10/2007, ora 17:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori