Një tërmet 4.1 ballë “shkund” jugun e Shqipërisë
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Richter ka goditur jugun e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Korfuz të Greqisë, rreth 16 km larg nga qyteti i Himarës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Himarë, Gjirokastër dhe Sarandë, njofton EMSC (Shërbimi Siznologjik Evropian).

Nga të dhënat paraprake nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale./Albeu.com/
Shtuar më 30/10/2016, ora 07:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori