Një të mirë e kanë plehrat nga Italia, do nxjerrin në sipërfaqe plehrat italo-shqiptare në media
Një portal italian ka nisur publikimin e disa materialeve që as më shumë e as më pak do sjellin tërmet në zyrën e Edi Ramës, tërmet në redaksitë e sponsorizuara prej tij dhe Erion Veliajt dhe çfarë është më kryesorja tërmet edhe në mediat e financuara siç duket nga mafia e jugut të Italisë.

Sot një gazetë, përfituese e fondeve të qeverise shqiptare, bashkisë së Tiranës ka sulmuar ato pak portale që nuk kanë censuruar lajmin e një portali italian mbi zhdukjen e tonelatave lëndë kimikeShqipëri, të ardhura nga Italia. Dhe nga ku?

Bash nga porti ku janë zhdukur armët kimike siriane.

Ky lajm i ditës se djeshme kishte edhe prononcimin me emër dhe mbiemër të një zyrtareje të doganave të Maqedonisë maqedonase. Por që sot i njëjti portal italian e shoqëron investigimin me dokumente origjinale.

Dokumente që tregojnë se ato lëndë kimike kanë hyrë në Shqiperi transit për në Shkup. Këtë dokument italo-shqiptari Bollino nuk e komenton. Edhe njoftimin nga portali italian se disponojnë dokumente që tonelatat me lëndë kimike nuk kanë kaluar Qafë Thanën, por janë zhdukur në Shqipëri, nuk e komenton përfituesi i parave publike shqiptare.

Pyetja qe shtrohet nga ky angazhim i këtij manipulatori dhe spekulanti mediatik prej 20 vitesh në Shqipëri është:

A kanë lidhje media të veçanta shqiptare me mafien e jugut në Itali dhe më konkretisht me mafian e plehrave? Një të mirë e kanë plehrat italiane që janë groposur në Shqipëri.

Po nxjerrin në sipërfaqe plehrat e mediave. Është vetëm fillimi. /syri.net
Shtuar më 02/03/2017, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori