Bashkia e Tiranës i ka vendosur emrin "
Gjergj Filipi" rrugës mes "Pallatit të Kongreseve" dhe Hotel "Rognerit" në ndër të ekonomistit të njohur, i cili humbi jetën nga një sëmundje e pashërueshme një vit më parë.
Në momentin që u ndaj nga jeta,
Filipi ishte në krye të Institutit të Statistikave duke i dhënë një frymë perëndimore atij institucioni si edhe duke rritur pavarësinë e tij në drejtim të gjenerimit të të dhënave.
Kush ishte Gjergj Filipi
Filipi drejtori Institutin e Statistikave nga tetori 2013 deri kur ndwrroi jetw. Prej janarit 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AGENDA.
Ishte konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi
Europian; Banka Botërore (Washington DC, Tiranë, Prishtine); UNDP; IOM, ILO, Zyra e
Bashkëpunimit Zvicerian, etj.
Koordinator politikash në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Integrimit
Europian; Specialist për paktin e stabilitetit dhe bashkëpunimin
ekonomik pranë Ministrisë së
Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë; Anëtar përfaqësues i Ministrisë së
Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë në Ekipin Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me BE. /Albeu.com/
Shtuar më 03/12/2016,
ora 16:51