Një person tenton të grabisë kazinonë te "Selvia"
Një kazino në Tiranë u tentua që të grabitej mbrëmjen e sotme nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, mësohet se autori ka qenë me një pistoletë lodër dhe u godit nga roja i kazinosë.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Autori i ra nga dora pistoleta lodër dhe u arratis me këmbë nëpër ngushticat e pallateve.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin.

Hetuesit kanë dyshimet se autori mund të ketë bërë edhe vjedhje të tjera duke përdorur pistoletën lodër./Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori