Putin zbulon kushtet për tërheqjen e trupave nga Ukraina

Ditën e sotme u zhvillua një takim mes dy delegacioneve ukrainase dhe ruse, i cili u mbajt në kufij me Bjellorusinë.

Presidenti Putin ka zbuluar çështjet që do të çonin në arritjen e një marrëveshje mes Rusisë e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Macron, Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe kur ky vend të ketë një status neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtar e Krimesë si territor rus./albeu.com/