L’Equipe: Barcelona sfidon Real Madrid për Mbappe

Merkatoja e verës është afër dhe thashethemet e transferimeve sa vijnë edhe shtohen më shumë.

Sigurisht, emri më i nxehtë këtë merkato është Halaand dhe Mbappe. Ky i fundit, do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit nëse nuk rinovon kontratën, dhe të parët që e presin me krahë hapur janë “Los Blancos”.

Verën e kaluar PSG pati shansin më të mirë për ta shitur, pasi Real Madrid i ofroi në ditët e fundit të merkatos klubit francez rreth 200 milionë euro për Kylian.

Por tashmë Real Madrid ka shansin të nënshkruaj falas me të, dhe për këtë gjë thuhet se do të ketë një problem. Gazeta e famshme franceze, “L’Equipe”, thotë se Barcelona ka menduar t’i bëjë konkurrencë rivalëve të tyre spanjollë.

Real Madrid nuk ndjen presion për këtë gjë, pasi ata janë të bindur se nëse Mbappe largohet nga PSG, Madridi do të jetë destinacioni i tij i radhës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 10:06