Një i ri nën hetim pas mashtrimit me shitjen e ndeshjeve
Një i ri është vënë nën hetim, pasi akuzohet për mashtrime të shumta. Blutë e Tiranës thanë se është nën hetim i riu i identifikuar si A.S.

Ky i fundit është denoncuar nga shumë qytetarë, pasi u premtonte ndeshje me rezultat të saktë dhe pasi u merrte paratë, ai zhdukej.
Gjithçka mësohet se ndodhte nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook.

“Me anë të mashtrimit në faqen “Facebook”, shtetasve të ndryshëm u merrte në këmbim të ndeshjeve, vlera monetare”, bëjnë të ditur burime policore. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori