Nisuni për plazh! Nesër temperaturat priten të shkojnë deri në 41°C
Java e fundit e korrikut, është përfshirë nga një valë e nxehtë afrikane në të gjithë vendin. Ditët e fundit do të regjistrojnë edhe vlerat më të larta të temperaturave të gjithë muajit.

Temperatura me e lartë sot u regjistrua në qytetet Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan me vlerën e 38°C, ndersa në kryeqytet termometri regjistroi vleren e 37°C.

Dita e enjte do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane. Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-8m/s, e shoqëruar më një valëzim të forcës 1-2 ballë.

zonat malore 18°C deri në 35°C
zonat e ulëta 20°C deri në 41°C
zonat bregdetare 20°C deri në 37°C

Shtuar më 29/07/2020, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori