Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane
Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane. Regjistrimi elektronik për programin DV 2015 nis në orën 12:00 në mesditë. Disa ditë më parë, Ambasada Amerikane ka publikuar udhëzime për programin e lotarisë për vitin 2015 ndërsa këshillon të interesuarit të kenë kujdes nga mashtrimet.

Në faqen zyrtare të saj, qytetarëve u bëhet e qartë se nëse kanë marre një postë elektronike (e-mail) që njofton se aplikimi për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe për të vazhduar duhet një shumë të hollash në emër të një personi, atëherë ju jeni viktimë e një mashtrimi.

Për ata që kanë aplikuar, njoftimi përzgjedhës do të kryhet nga kjo qendër i cili do jetë në përdorim që nga 1 maji i vitit 2014 në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore dhe kjo është e vetmja mënyrë që merret njoftimi i statusit të aplikimit.

Ambasada këshillon gjithashtu që nëse aplikantët kanë marrë një e-mail mashtrues ta dërgojnë atë në adresën elektronike të Ambasadës Amerikane- [email protected]

Për të lexuar të gjitha rregullat e kësaj lotarie dhe për të aplikuar klikoni në faqen zyrtare: dvlottery.state.gov
/albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori