Nisin shirat e vjeshtës në gjithë vendin
Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në vendin tonë duke gjeneruar shira ku me intensitet të lartë do të jenë në zonat veriore e gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent në të gjithë vendin, ku herë pas here do të jenë rrebeshe të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë orëve të vona të natës pritet dobësim i ndjeshme i intensitetit të shirave.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë gjatë orëve të mëngjesit ndërsa në orët e mesditës do të ketë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 4- 5 ballë. /Albeu.com/
Shtuar më 07/10/2016, ora 07:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori