Zbardhet veriu i Shqipërisë, reshjet e vrullshme të dëborës pushtojnë vendin
Pëlqej
Pjesa veriore e Shqipërisë është përfshirë sot nga reshje intensive dëbore.

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga dëbora mëngjesin e sotëm.

Shtabi i Emergjencave bën me dije se reshjet e dëborës kanë nisur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku në qytetin e Kukësit ka arritur 4 cmn ndërsa në rajonin e Valbonës dhe Qaf Shllaku rreth 30 cmn.

“Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.

Në Rrugën e Kombit, lartësia e dëborës është 10 cm në zonën e Tunel-Kalimash, ndërsa atje kanë punuar 9 borë pastruese për të mbajtur aksin nacional të hapur.

Gjendja e akseve të tjera në këtë qark:

Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 3 borëpastruese.

B.Curri-Kam lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë lartësia e borës 30 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.

Bashkia Tropojë: Nj.A: Margegaj,Tropojë e Vjetër,Llugaj,Lekbibaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori