Nisin punimet për shetitoren e Vlorës (FOTO-LAJM)

INUK vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve, në zonën ku do të ndërtohet Lungomare në Vlore. Vetëm sot janë prishur katër ndërtime, nga tre deri në katër kate, në zonën e Ujit të Ftohtë, nga mjetet e INUK.

Kjo ka qenë faza e tretë e prishjeve të ndërtimeve, pa leje dhe me leje, e cila ka nisur para dhjetë ditësh, që nga zona e Skelës deri te Rrapi në Ujin e Ftohtë. Në këtë fazë janë parashikuar të prishen rreth 55 godina, si shtëpi banimi, lokale, hotele, të cilat pengojnë zgjerimin e rrugës për vazhdimin e punimeve të shëtitores, e cila nis punimet e saj në muajin Shtator. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2014, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori