Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol
Olldashi njoftoi sot se kanë nisur
punimet për ndërtimin e segmentit
rrugor Levan-Fier, prej 7.2 kilometrash.
"Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që udhëtojnë nga dhe drejt Jugut të vendit. Kemi nisur
punimet në segmentin Levan-Fier, 7.2 km. Përfundojnë për 35 ditë", shkruan
Olldashi "facebook".
Segmenti
rrugor Levan-Fier, është pjesë e autostradës Levan –Vlorë, pjesë e
korridorit Veri-Jug dhe
Korridorit VIII Trans - Europian . Projekti i ndërtimit të rrugës Levan-Fier është hartuar që në vitin 2004. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 16:12