Nisin protestat kundër plehrave tek Parlamenti, policia shoqëron disa prej protestuesve (VIDEO)
Qindra qytetarë kanë nisurmbrëmjen e djeshme një protestë kundër miratimit të ligjit të plehrave nga deputetët shqiptarë.

Me propozim të qeverise disa javë më parë u miratua një ligj që do të sjellë në vendin tonë plehra nga vende të ndryshme të BE-së me qëllim asgjësimin e tyre në vend.

Për këto arsye, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë nisur mbrëmjen e djeshme një protestë “non stop” që do të përfundoj vetëm me rrëzimin e ligjit nga ana e deputetëve.

Mirëpo, ndërkohë që mëngjesin e sotëm protesta ishte duke u zhvilluar e qetë, aty kanë mbërritur uniformat blu që kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit.

Siç denoncojnë protestuesit policia ka shoqëruar 2 djem dhe një vajzë, të cilët janë dërguar në ambientet e Komisariatit Numër 1 Në Tiranë./Albeu.com/
Shtuar më 24/11/2016, ora 07:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori