Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Nisin protesta kundër Arian Çanit, Blendi Fevziut dhe Ylli Rakipit
Protesta e banorëve të ish-parkut të autobusëve kundër ndërtimit të pallatit në parkun e fëmijëve është përshkallëzuar gjatë ditës së sotme.

Protestës i janë bashkuar dhe shumë qytetarë të tjerë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme parullat që mbanin në duar protestuesit ju dedikoheshin emrave të njohur të medias, Arian Çanit, Blendi Fevziut dhe Ylli Rakipit.

Me anët të parullave, “Arian Çani WANTED”, “Blendi Fevziu WANTED”, “Ylli Rakipi WANTED” kanë provokuar gazetarët më në zë si shenjë proteste kundër heshtjes së tyre mbi prishjen e parkut.

Sipas qytetarëve, mosreagimi është shenjë që jetët tona fillojnë të mbarojnë, ndërsa shprehen se protesta për parkun nuk ka parti. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori