Prishja e dy banesave në zonën e Shkozës ka sjellë tension që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar në polici. Një prej
banorëve thotë se
shtëpia e tij është diferencuar nga legalizimi.
"Katër
shtëpia janë të legalizuara,
shtëpia ime është në mes e palegalizuar. Unë jam në gjyq dhe duhet të presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të më prishin banesën pa
dëmshpërblim. Kanë ardhur 4 ditë resht që më kërkojnë të liroj shtëpinë".
Në mbrojtje të
banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi. Sipas PD, kjo është një përpjekje e re e qeverisë për të prishur pa
dëmshpërblim banesat e
banorëve.
Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.
Shtuar më 16/10/2019,
ora 09:42