Nisin përjashtimet në Gardë
Me propozim të komandantit të Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshem Saimir Tahiri raportohet se ka firmosur prjashtimin nga garda te tete efektiveve, mes tyre edhe oficere te lakuar si 'grupi i zjarrit' pergjate protestes se 21 janarit 2011.

Një burim i Top Channel është shprehur se aktualisht po verifikohet se si kane perfituar grade pas zgjedhjeve te 23 qershorit disa oficere ne kete institucion, ne nje kohe qe pritet qe te propozohet perjashtimi edhe per 18 efektive te tjere.

Mësohet se gardistët janë liruar e me pas perjashtuar nga radhet e Gardes me motivacionin për thyerje të dispilines dhe shkelje të betimit. Jane liruar e perjashtuar edhe ish-shoqeruesi i ish-komandantit te Republikes, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njesise speciale Agron Malaj i perfolur si pjesetar ne ate qe u identifikua si grupi i zjarrit me 21 janar.
Shtuar më 26/10/2013, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori