“Hetoni Sali Berishën e shpallur non grata në SHBA”, Balla kërkesë SPAK

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë së fundmi kërkesë SPAK që të nisë hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.

Balla është shprehur se Berisha ende nuk po hetohet nga SPAK dhe për këtë institucioni duhet të japë një përgjigje.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanushëm që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella,” – tha Balla./albeu.com