E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Nisin hetimet për 4 zyrtarët që dhanë prona duke shkelur ligjin
Katër zyrtarë do të gjykohen, pasi u kanë dhënë prona personave që nuk u takonte. Nga hetimet që kanë nisur në fund të vitit 2013, rezulton se ata u kanë regjistruar prona personave që nuk u takonte tokë.

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dosjen për katër zyrtarë, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, në rastin e ndarjes së tokave. Nën akuzë janë shtetasit Lirim Nehanaj, kryetar i komunës Gruemirë, Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues në Malësinë e Madhe, Fatmir Tepelija, përgjegjës i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Qarkut Shkodër dhe Ruzhdi Handraj, me detyrë specialist i DAMT pranë Qarkut Shkodër.

Këta persona, në kundërshtim me detyrat e tyre funksionale, kanë hartuar, miratuar dhe regjistruar prona të ndryshme në komunën Gruemirë, në emër të personave që nuk u takonte tokë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori