Nisin aplikimet për përzgjedhjen e 3 anëtarëve të KKP-së
Pëlqej
Çelet aplikimi për plotësimin e 3 vendeve në Komisionin Kombëtar përzgjedhës për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues në Administratën Publike. Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes, që shërben edhe si komision disipilinor për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, përbehet veç të tjerësh, edhe nga pesë anëtarë të cilët do të përzgjidhen nga Këshilli i Ministrave, mes kandidaturave të personaliteve të shquara dhe të pavarura.

Ne njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë Inovacionit dhe Administratës Publike, thuhet se kriterët që duhet të plotesojë kandidatët janë:
• të kenë përfunduar arsimin e lartë,
• të kenë punuar për jo më pak se 5 (pesë) vjet në funksione publike në nivele drejtuese,
• të kenë qenë pjesë e personelit akademik të arsimit të lartë apo Akademisë së Shkencave, apo të kenë titull/gradë shkencore.
Ndërkaq, personat të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet të depozitojnë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, pranë Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues, i cili duhet të konsistojë në:
1. shprehjen e interesit;
2. Jetëshkrimin (cv);
3. diplomën e shkollës së lartë;
4. vërtetimin nga vendi aktual i punës ose ai i mëparshëm, ku të përcaktohet vjetërsia në punë dhe fakti nëse ka apo jo masa disiplinore;
5. vërtetimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nuk ka kandiduar në zgjedhje të përgjithshme apo vendore nën siglën e një partie politike në zgjedhjet që përfshijnë periudhën e 3 (tre) viteve të fundit;
6. dëshminë e penalitetit;
7. deklaratën personale që nuk ka qenë anëtar i partive politike për 3(tre) vitet e fundit;
8. deklaratën personale që nuk ka lidhje nepotike apo konflikt interesi me anëtarët e TND-së;
9. dokumentacionin tjetër shtesë, si tituj/gradë akademike, artikuj shkencorë, botime etj.
Pasi verifikimit të dokumenatacionit, personat që plotësojnë kriteret, do të ftohen në degjesa publike nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Në përfundim të procesit, ministri përgjegjës për administratën publike paraqet kandidaturat e përzgjedhura për aprovim në Këshillin e Ministrave.
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet brenda 15 ditëve nga data e publikimit (15 Gusht 2014) në adresën postare dhe/ose elektronike:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Adminstratën Publike;
E-mail : [email protected];
Shtuar më 15/08/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori