Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas 67-vjeçarin me biçikletë

Një 67-vjeçar me biçikletë është aksidentuar mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

Sipas informacioneve të policisë, 67-vjeçari është përplasur nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe po merr ndihëm mjekësore, ndërsa me e drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftim policie

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 16.10.2022 17:22