Nisi lufta! SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë në orën 5:00.

Siç pritej, në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën.

Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër regjimit të Assadit.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Doumës, ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori