Nishani voton : Zoti t’u ndriçojë mendjen shqiptarëve në zgjedhje
I fundit që i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të marrë pjesë në votime është Presidenti Bujar Nishani.

Ai ka votuar pranë Qendrës së Votimit në gjimnazin “Çajupi”. I shoqëruar nga bashkëshorja.

Në këtë ditë zgjedhjes, e cila përkon edhe me festën e bajramit, Presidenti Nishani uroi që Zoti t’u ndriçojë shqiptarëve mendjet në zgjedhjen e tyre, për një të nesërme më të mirë.

“Shpresoj që të jetë një ditë e qetë, qytetarët të votojnë të qetë, të paintimiduar, pakërcënuar, t’u krijohen të gjitha lehtësitë. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo është me e drejta, më e mira, për të gjithë ne”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori