Nishani vlerëson NAAC me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Pëlqej
Në ditën e fundit të qëndrimit në New York, Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me medjaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu.”

Kreu i shtetit ka vlerësuar dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.

Në pritjen e organizuar nga Presidenti Nishani ku ishin tё ftuar bashkatdhetarё, drejtues tё shoqatave tё diasporёs dhe personalitete shqiptaro-amerikane, presidenti falenderoi të gjithë diasporën për kontributin e vyer që ka luajtur në pavarësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të ZI, Maqedoni, Preshevë.


“E ndjej si një detyrim të përsëris me bindje dhe me përulësi mirënjohjen time, mirënjohjen e shtetit shqiptar dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë shqiptare për rolin historik të diasporës shqiptare të Amerikës në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare, pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisë së Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi dhe në vende të tjera, për kontributin tuaj të çmuar gjatë viteve për të ruajtur virtytet, kulturën dhe traditat më të mira shqiptare si dhe për krijimin e imazhit të vërtetë dhe për rritjen e respektit për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku ata jetojnë.”
Shtuar më 30/09/2014, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori