Nishani vlerëson mbështetjen e Kanadasë për Shqipërinë
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Kanadasë John Baird vlerësoi sot bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në kuadër të NATO-s,. Gjatë një takimi me Presidentin Nishani, ai përgëzoi Shqipërinë për arritjet impresionuese në fushën ekonomike.

Ndersa Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Kanadaja i ka dhënë Shqipërisë, dhe veçanërisht për mbështetjen në anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke veçuar kontributin në reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik.

Duke folur për situatën në rajon, Presidenti vlerësoi lart kontributin e Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet njohjes dhe mbështetjes së Kosovës dhe qasjeve të balancuara për zhvillimet rajonale.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ka ende hapësirë dhe mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim.

Presidenti Nishani dhe Ministri Baird shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Ukrainë, Siri, Irak dhe bënë vlerësime të njëjta për zhvillimet e fundit, duke nënvizuar se vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin në shërbim të paqes dhe sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori