Nishani vizitë në Malin e Zi, merr pjesë në samitin e Budvas
Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani ndodhet në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në Samitin Rajonal të Katër Presidentëve. Në samitin që zhvillohet në Budva përveç kreut të Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe të shtetit shqiptar Bujar Nishani do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.



Përveç pjesëmarrjes në Samit, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2012, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori