Nishani-vendorëve: Reforma në interes të qytetarëve
Pëlqej
Presidenti Republikës Bujar Nishani e quajti sot reformën administrativo-territoriale një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit lidhur me reformën e re administrativo-territoriale, kreu i shtetit theksoi se kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme dhe kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm.

"Presidenti Nishani, pasi i dëgjoi me vëmendje mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit." thuhet ne njoftimin e Presidences.

Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale duke e konsideruar atë si një çështje te rëndësishme, por shtoi gjithashtu se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Të pranishmit, pasi shprehën mirënjohjen e tyre për këtë takim konsultues me Kreun e Shtetit si dhe për mundësinë që po u jepej të përcillnin shqetësimet e qytetarëve që ata përfaqësojnë, u siguruan nga Presidenti Nishani se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori