Pas shpërthimeve të mëdha në Ukrainë, reagon ushtria, zbulon çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të së shtunës

Ushtria ukrainase ka reaguar këtë të shtunë dhe tha se kishte regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Por këto 12 shkelje të armëpushimit kanë ndodhur vetëm të shtunën në mëngjes tha ushtria ukrainase, pas 66 rasteve të tjera të regjistruara gjatë të premtes.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, shkruan ushtria ukrainase në faqen e saj në Facebook.

Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë në një deklaratë të lëshuar të premten foli për “një rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit gjatë ditëve të fundit.


Shtuar 19.02.2022 09:22