Presidenti Nishani, teksa ishte prezent në Ambasadën Amerikane, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy
vendeve do të njohin më shumë përmirësime. "Është një demonstrim tjetër i demokracisë amerikane. Amerikanët kanë vendosur mbi bazën e bindjeve të tyre.
Për të pasur një Amerikë më të mirë. Unë besoj që do të ketë një klimë të re. Jam i bindur që do të ketë një model të ri.
Unë kam qenë i bindur që cilido që do te jetë
presidenti i Amerikës, do te ketë marrëdhënie më të mira mes dy
vendeve.
Sepse neve na bashkojnë interesa te përbashkëta. Amerika ka qenë shumë pranë kauzës së shqiptarëve.
Administrata e re do ti japë një impuls, do te ketë akoma më shumë bashkëpunim”, tha
Nishani, teksa foli pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2016,
ora 10:45