Nishani takohet me pёrfaqёsues tё komunitetit hebreo-amerikan nё SHBA
Pëlqej
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi takime tё veçanta me njё delegacion tё Komitetit Hebreo-Amerikan, me drejtues të B’nai B’rith, organizatës së hebrenjve amerikanë me seli në New York dhe me njё pёrfaqёsi nga Kongresi Botёror Hebre.
Nё qendër tё takimeve ishin marrёdhёniet shqiptaro-amerikane, dhe ato ndёrmjet Shqipёrisё dhe Izraelit, bashkёpunimi i Shqipёrisё me komunitetin hebre nё Shtetet e Bashkuara dhe vende tё tjera, lufta kundёr antisemitizmit dhe çёshtjet e sigurisё nё vijim tё zhvillimeve mё tё fundit.


Presidenti Nishani i vlerёsoi Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs si mikun dhe partnerin mё tё rёndёsishёm pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt pёr arsye tё rolit vendimtar nё pavarësinё e Shqipёrisё, nё rrёzimin e komunizmit, anёtaresimin e Shqipёrisё nё NATO dhe pavarёsinё e Kosovёs, pёr mbështetjen e vazhdueshme tё proceseve demokratike nё vendin tonё dhe integrimit evropian.
Duke u ndalur te marrёdhёniet me Izraelin, Presidenti u shpreh se ato janё tё shkёlqyera, tё mbёshtetura nё njё histori tё pasur dhe miqёsore, dhe me mundёsi tё shumta bashkёpunimi tё mёtejshёm nё fushёn ekonomike, politike dhe kulturore, duke shtuar se bashkёpunimi mё i ngushtё me komunitetin hebre mund tё ndihmojё mё shumё nё forcimin e lidhjeve ndёrmjet dy vendeve dhe veçanёrisht, nё edukimin për Holokaustin, luftёn kundёr antisemitizmit dhe ideologjive tё tjera ku bazohen diktaturat.
Duke folur pёr rreziqet e sigurisё nga ekstremizmi dhe fondamentalizmi, Kreu i Shtetit e cilёsoi ISIS si njё kёrcёnim serioz pёr çdo individ dhe vend, pavarёsisht fesё dhe racёs, duke shtuar se Shqipёria, pёr kёtё arsye, ёshtё rreshtuar me vendosmёri dhe me kontribut konkret, pёrkrah partnerёve tanё, nё luftёn kundёr kёsaj tё keqeje globale, nё njё koalicion tё drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, si fuqia mё e aftё pёr tё drejtuar njё sipёrmarrje tё tillё.



Pёrfaqёsuesit e komunitetit hebreo-amerikan shprehёn vlerёsimin e lartё pёr atё çfarё shqiptarёt bёnё pёr shpëtimin e hebrejve gjatё periudhёs sё Holokaustit, pёr pozicionin e pandryshuar tё Shqipёrisё pёr çёshtjet e sigurisё kudo nё botё dhe pёr gatishmёrinё pёr tё bashkёpunuar nё luftёn kundёr antisemitizmit dhe formave tё tjera ideologjike diskriminuese, ndёrsa bёnё propozime pёr bashkёpunim me synim rritjen e pranisё sё investimeve nga Izraeli dhe komuniteti hebre nё pёrgjithёsi nё Shqipёri.
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori