Nishani: Strategji për përmirësimin e sistemit të drejtësisë
Bujar Nishani
Gjatë ceremonisë për përfundimin e misionit të EURALIUS në vendin tonë, kreu i Shtetit Bujar Nishani theksoi se BE ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në konsolidimin e drejtësisë në Shqipëri.

"Investimi i EURALIUS është rezultat konkret në fushën e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka pësuar ndryshime thelbësore gjatë 20 viteve te fundit. Strategjia jonë do të vijojë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. KLD ka qëndrim të palëkundur për vlerësimin e karrierës së gjyqtarëve", tha Nishani.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se në sistemin e drejtësisë transparenca sjell besimin.

"Me misionin EURALIUS hartuam ligjin për administratën gjyqësore. Ligji për Gjykatën e Lartë ishte kusht për integrimin", tha Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori