Presidenti Bujar
Nishani përmes një mesazhi të dërguar homologut të tij francez, i shpreh
solidaritetin e shqiptarëve për kapërcimin e kësaj situate tronditëse dhe
kritike.
"Aktet e mbrëmshme terroriste në Paris më tronditën pa masë dhe e gjithë mendja e zemra ime janë në këto moment me Ju, me popullin dhe autoritetet franceze. I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe
solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e
kritike", thuhet në mesazhin e presidentit
Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2015,
ora 09:52