Nishani: Shqipëria e vendosur të qëndrojë në koalicionin kundër terrorizmit
Pëlqej
Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me zv.Ndihmёs Sekretarin nё Zyrёn pёr Çёshtjet Evropiane dhe Euroaziatike nё Departamentin e Shtetit, Hoyt Lee është shprehur se Shqipёria do tё vazhdojё tё ndjekё politikёn e fqinjësisё sё mirё dhe bashkёpunimit nё mbёshtetje tё paqes dhe sigurisё sё qëndrueshme nё rajon.

Kreu i Shtetit vuri nё dukje, gjithashtu, vendosmërinё e Shqipёrisё pёr tё vazhduar kontributin e saj, pёrkrah aleatёve, nё koalicionin kundёr terrorizmit dhe ekstremizmit.

Nё takim u shkёmbyen mendime pёr zhvillimet nё Shqipёri, pёr situatёn nё rajon dhe pёr çёshtje tё sigurisё nё botё.

Duke folur pёr situatёn, pas marrjes sё statusit tё vendit kandidat nё Bashkimin Evropian, Presidenti Nishani u përqendrua nё sfidat qё lidhen me reformimin e drejtёsisё, bazuar nё parimet e gjithёpёrfshirjes, transparencёs, profesionalizmit dhe pavarёsisё nga grupet e interesit, me ndёrtimin e njё administrate profesionale, jashtё ndikimeve politike dhe me luftёn kundёr krimit e korrupsionit.

Zyrtari amerikan Lee shprehu urimet pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat, pёrgёzoi Shqipёrinё pёr rolin konstruktiv nё rajon, dhe veçanёrisht pёr bashkёpunimin nё luftёn kundёr terrorizmit, duke e siguruar Presidentin se Shtetet e Bashkuara do tё vazhdojnё tё ndihmojnё Shqipёrinё nё procesin e integrimit evropian.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Neë York, u takua me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Presidenti dhe Emiri i Shtetit tё Katarit vlerёsuan frymёn e miqёsisё sё ngushtё dhe dinamikёn e zhvillimit tё marrёdhёnieve ndërmjet dy vendeve tona, duke nёnvizuar se, nё kёtё frymё, duhet tё pasurohet dhe forcohet mё tej bashkёpunimi nё fusha me interes tё ndёrsjellё.

Emiri i Shtetit tё Katarit vuri nё dukje gatishmërinё e biznesit kataras pёr tё investuar nё projekte konkrete dhe nënvizoi se fluturimi direkt nё linjёn Doha-Tiranё, duke filluar nga viti 2016, do tё ndikojё shumё nё rritjen e bashkёpunimit ndёrmjet Shqipёrisё dhe Katarit, nё mёnyrё tё veçantё nё lёvizjen e biznesit dhe turistёve.

Gjithashtu Kreu i Shtetit zhvilloi takime me Presidentin sllovak Andrej Kiska dhe Presidentin hungarez János Áder.

Në këto takime u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, ndërsa theksi u vendos në shtimin e bashkëpunimit jo vetëm në nivelin politik, por edhe ekonomik.

Presidentët e Hungarisë dhe Sllovakisë shprehën mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian deri nё anёtarёsimin e plotё.
Shtuar më 27/09/2014, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori