Njė javė pasi mazhoranca ka votuar
Bujar Nishanin pėr tu ulur nė karrigen e Kreut tė Shtetit, grupi parlamentar i PD-se ka ftuar nė njė darkė deputetėt qė morėn pjesė nė
votimin e tij nė Parlament. Presidenti
Nishani ėshtė treguar korrekt nė kėtė darkė, duke mbėrritur 5 minuta mė herėt se sa ora 20 e 30 qė ishte parashikuar tė shtrohej darka, pjesė e sė cilės janė bėrė edhe aletatėt e PD-sė nė qeverisje. Mė pas kanė qenė pėrfaqėsues tė lartė tė Partisė Demokratike, kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi, kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministra tė kabinetit qeveritar, Ridvan Bode, Sokoll Olldashi, Majlinda Bregu etj. Mė pas pėr t`iu bashkuar kėsaj
darke ka mbėrritur kreu i LSI-sė Ilir Meta dhe nė fund ka mbėrritur rreth orės 20 e 40 Kryeministri Sali Berisha, i cili si gjithmonė ka pėrshėndetur edhe mediat qė po ndiqnin kėtė darkė. Ndėrkaq kėsaJ feste i ėshtė bashkuar edhe deputeti i larguar tashmė nga radhėt e socialistėve Kastriot Islami, i cili mori pjesė nė
votimin e Presidentit
Nishani, ndėrsa kanė munguar deputeti Gazmend Oketa dhe kreu i PBDNJ-sė Vangjel Dule, tė cilėt morėn pjesė nė
votimin e e 11 qershorit pėr zgjedhjen e Kreut tė Shtetit. Kjo nuk ėshtė festa e parė qė mazhoranca organizon pėr fitoren e postit presidencial nga
Bujar Nishani, edhe tė hėnėn kur Parlamenti votoi pėr
Bujar Nishanin, kryeministri Sali Berisha ka shtruar njė darkė me pėrfaqėsues tė mazhorancės, por njė darkė mė e paktė nė numėr. Tė dyja kėto festa janė organizuar pa praninė e mediave.
Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota tė mazhorancės nė Parlament nė raundin e katėrt tė votimit, ndėrsa 1 votė ishte kundėr dhe 2 tė tjera tė pavlefshme, opozita nuk mori pjesė nė votim.
Shtuar më 19/06/2012,
ora 21:48