Nishani prokurorëve: Luftoni korrupsionin
Presidenti i Republikës Bujar Nishani kërkoi sot më shumë punë nga ana e prokurorëve në luftën kundër krimit. Gjatë një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe me drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorise së Tiranës, Task-Forcës, kreu i shtetit theksoi se duhet të forcohet besimi qytetar te forca e ligjit dhe tek shteti i së drejtës.


“Kërkoj nga grupet e task forcës një rivitalizim të hetimeve dhe duke inkurajur që përmes transparencës dhe profesionalizmit të kryehen të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore. Kjo kërkon një pavarësi shumë të madhe, një vlerësim dhe një qëndrim strikt para ligjit. Unë dëshiroj që metedologjia e hetimeve të jetë pjesë e një dinamike më të madhe për të gjithë prokurorinë por veçanërisht e Taks Forcës. Ashtu siç sot kemi infrastrukturën dhe teknologjinë për të marrë të gjitha provat e nevojshme do të inkurajoja bashkëpunimin mes institucioneve duke ruajtuar të pacënuar rolin e lidershipit dhe të pavarësisë të çdo institucioni” tha Nishani.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Adriatik LLalla deklaroi se
do te rihapen dosjet e pazbardhura të krimeve të renda kundër njerëzve të drejtësisë, policisë dhe SHISH-it. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori