Nishani për dekretimin e Xhafës: Më të mërzitur janë njerëz pranë qeverisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar reagimet që solli deklarata e tij një dite me pare për dekretimin e Fatmir Xhafes si minister i Brendshem, duke thënë se ata qe janë mërzitur me shume janë persona pranë Qeverise dhe kjo sipas tij këte është e çuditshme.

I pranishëm ne emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, i pyetur se përse nuk e refuzoi dekretimin e Xhafes duke dhënë dorëheqjen, Nishani tha:

Nëse do jap dorëheqjen domethënë që s’jam i aftë të bëj detyrën time kushtetuese, atë qe bëra. Disa reagime më çudisin, emocionet që vijnë nga partitë politike… e mirëkuptoj emocionin që vjen nga përfaqësues të opozitës…me të dytët më të mërzitur dhe të sterrosur janë njerëz pranë Qeverisë, kjo për mua ka qenë e çuditshme por koha do e tregojë pse janë mërzitur kaq shumë këta njerëz pranë qeverisë”, tha Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori