Nishani: Policia e Shtetit rriti prestigjin e shtetit
Bujar Nishani
Presidenti i ri i vendit Bujar Nishani i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën pas datës 24 korrik zhvilloi të mërkurën një takim me struktuarat e policisë së shtetit. Në fjalën e tij, Nishani shprehu vlerësimin e tij për punën e policisë së shtetit për vendosjen e sigurisë në vend.


“Sot them me plot bindje që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, stafet dhe të gjithë punonjësit e policisë së shtetit me punën tuaj, me guximin dhe kurajon i keni rritur prestigjin shtetit shqiptar. Duhet të ndiheni krenar për këto arritje që i keni sjellë këtij intitucioni. Me standartin e sigurisë që ju kemi ofruar keni bërë të mundur edhe rritjen e ushtrimit të të drejtave të njeriut” theksoi Nishani.


Nishani është ndalur tek siguria, të cilën e ka cilësuar si bazën e të drejtave themelore të njeriut, ndërsa ka shtuar se, një fat shumë i madh sot për Shqipërinë është që Policia e Shtetit konsiderohet një partner serioz nga mjaft prej organizatave homologe në Europë dhe përtej Europës.

“Element shumë i rëndësishëm është integriteti moral, sepse raporti i Policisë së Shtetit është me qytetarin e thjeshtë, me individin, në ballafaqim me interesa të ndryshme, kështu që përtej profesionalizmit që është i domosdoshëm, integriteti dhe vetëm integriteti duhet t’ju karakterizojë” përfundoi Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2012, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori