Nishani nuk heq dorë nga dialogu, tjetër ftesë për Ramën e Bashën
Nishani kërkon edhe një herë që liderët politikë të ulen në tryezë për zgjidhjen e krizës.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend.

Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori