Nishani: Nuk e emëroj prokuror burrin e Ermonela Felajt
Presidenti i Republikës do të apelojë në Gjykatën Administrative të Apelit, vendimin që e detyronte të emëronte prokuror në Kukës, bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Fjala e Nishanit vjen në një kohë kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Kukës i ka dhënë të drejtë për emërimin Bledar Valikajt në padinë e këtij të fundit ndaj presidentit.

"Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm", tha për Ora News, kreu i Shtetit. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori