Arbana tregon barkun e rrumbullakosur me fustanin e shkurtër që i rri perfekt!

Arbana Osmani tërheq vëmendje tashmë me çdo postim të sajin pas lajmit për shtatzëninë.

Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe dita ditës, shohim teksa barku i saj rrumbullakoset dhe bebushi rritet.

Që pas njoftimit që është në pritje të ëmbël, Arbana është rezervuar disi të tregojë fizikun e saj, duke u veshur me bluza të gjera në punë, por jo sot.

Ajo shfaqet me një fustan të zi të shkurtër në krye të detyrës dhe fokusi është barku i saj. Moderatorja nuk e ka fshehur, përkundrazi ka treguar se është në super formë edhe pse me një tryezë pas që është e mbushur plot e përplot me ushqime të shijshme.

Nuk e dimë sa javëshe është Arbana, pasi nuk ka dhënë detaje të tjera nga pritja e ëmbël, por besojmë se është në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.


Shtuar 18.05.2020 18:58