Nga “lufta me shpata” tek ajo me drejtësinë, Osmani e pëson keq

Aktori Burak Ozçivit i njohur nga shqiptarët si Osmani, pas rolit të tij te seriali turk me famë ndërkombëtare, është futur në probleme me drejtësinë turke.

Osmani është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim. Ata kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Burak Ozçivit është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim. Ata kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Sipas mediave turke, është nisur një hetim kundër Burak. Mirëpo, Ozçivit ka thënë se nuk ka fyer asnjë nga kolegët, pavarësisht se xhirimet janë stresuese.

“Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”, tha Burak Ozçivit./albeu.com

 


Shtuar 16.10.2021 22:09